Agron Shehaj publikon pamjet nga ambienti ku pretendohet se u dhunuan protestuesit: Dhjetëra të rinj, mes tyre edhe të mitur, u mbajtën barkas
Lulzim Basha i ktheu përgjigje Edi Ramës, duke pranuar tryezën me një kusht: zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të dërguar për interpretim atje mandatet e dy deputetëve Valentina Leskaj dhe Rakip Suli.
Zoti Basha shkruan se, kjo është një provë e domosdoshme përpara takimit.
“Vetëm brenda parimeve kushtetuese mund të dialogojmë me vetëdijen se mund të mos biem dakord”, thotë Basha në letrën për Ramën.
Nëse ky kusht do të pranohet, kreu i opozitës thotë se është gjithmonë i gatshem të takohet për çështjet më të rëndësishme: zbatimi pa pengesa i dekriminalizimit, krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të dnershme, vijimi i duhur i Reformës në Drejtësi, si dhe çështje të tjera, përfshirë një reformë të plotë kushtetuese.
Top Channel