Tahiri: Strazimiri dorëzoi armën

30/03/2016 11:15

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka bërë të ditur sot se Gent Strazimiri ka dorëzuar armën e tij.

“Lajmi i mirë është që Strazimiri e dorëzoi sot pistoletën. Të paktën nuk vazhdon të jetë në paligjshmëri dhe shpresoj të na kursejë në të ardhmen, ai dhe e gjithë çeta, skenat e tubimeve ku dhunohen punonjësit e policisë dhe ku deputetët mbajnë armë me vete. Të gjithë deputetët dhe funksionarët të dorëzojnë armët. Nuk na duhen deputetët me armë, ligji parashikon mbajtjen e armës vetëm kur janë të rrezikuar”, tha Tahiri.

Vetë deputeti Strazimiri nuk e ka mohuar, por as e ka pohuar se në protestën tek Parku i Liqenit ishte i armatosur.

Ndërsa Ristani, kur u pyet nëse Strazimiri rrezikonte mandatin për shkelje të ligjit të armëmbajtjes, tha: “Është një mashtrim mediatik ndaj deputetit Strazimiri. Fotoja nuk tregon asgjë. Për mua ka qenë këllëf i celularit. Nuk ka fakte sepse nuk kishte armë”.

Top Channel