
Komisioni i Ekonomisë miratoi ndryshimet në ligjin për sigurimin e depozitave, duke mundësuar futjen në skemë edhe të bizneseve, tregtarë apo shoqëri. Ashtu si për individët, depozitat e bizneseve do të jenë të sigurara në masën 2,5 milionë lekë, në rast të falimentimit të bankës ku janë futur.
“Qëllimi kryesor i këtij ndryshimi është përfshirja e depozitave të tregtarëve dhe shoqërive tregtare si depozita të siguruara, gjë që kërkohet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2017”, tha zv.ministri i Financave, Erion Luçi.
Futja në skemën e sigurimit të depozitave të bizneseve, rrit me 120 mijë numrin e përfituesve, ndërsa shuma e mbuluar është rreth 30 miliardë lekë.
Ndërkohë, për depozitat e shoqërive të kursim-kreditit kërkohet më shumë kohë për t’u futur në skemën e sigurimit dhe është rënë dakord që më parë të bëhet ristrukturimi i krejt sektorit.
Top Channel