Revolucionalizoi botën e kompjuterave, ndryshoi mënyrën se si dëgjojmë muzikë, përdorim telefonin apo lexojmë lajmet, krijoi tendencë me moton “Think Different” (Mendo ndryshe).

Apple mbush 40 vjeç me një rrugë të gjatë, të nisur nga një garazh kalifornian, dhe që e bëri mbretëreshën e Silicon Valley.

Më 1 prill 1976 Steve Jobs, Steve Wozniak dhe Ronald Wayne themeluan në një garazh të Los Altos, Apple Computers, një kompani e vogël që në 4 dekada do të bëhej kompania më e madhe në botë për vlerën e tregut.

Kompjuteri i parë, Apple I mori jetë më 1 prill 1977. Më 1980 shoqëria kuotohet në bursë, dhe suksesi i vërtetë vjen më 1984. Më 24 janar të këtij viti publikohet Macintosh, një aparat që sot është ekspozuar në Muzeun e Artit Modern në Nju Jork.

Për të përkujtuar 40 vitet e kolosit teknologjik, Apple publikoi një video “40 vite në 40 sekonda” javën e kaluar, gjatë prezantimit të iPhone SE.

Top Channel