PS, Gjylameti: PD t’i dorëzojë Strazimirin drejtësisë

29/03/2016 13:55

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti, në një deklaratë për mediat të mbajtur paraditen e së martës i ka bërë thirrje lidershipit të Partisë Demokratike të dorëzojë përpara drejtësisë deputetin Gent Strazimiri, për pjesëmarrjen e tij të armatosur në protestën e djeshme tek Parku i Liqenit.

“Një nga deputetët më të flaktë në baltosjen e mazhorancës protestoi dje me armë”, ka thënë Gjylameti, e cila ka nënvizuar se, “PS nuk fajëson Lulzim Bashën për lajthitjen e deputetit të tij”.

“Por Basha dhe PD janë fajtorë që nuk janë distancuar nga kjo ngjarje”, ka thënë ajo, e cila ka ftuar PD që, “të mos ketë frikë të dorëzojë deputetin e saj para drejtësisë”.

“Nëse kjo nuk ndodh, atëherë PD nuk është e sinqertë para shqiptarëve për reformën në drejtësi”, ka thënë Gjylameti.

Top Channel