Ristani: Strazimiri s’kishte armë. Ishte këllëfi i celularit

28/03/2016 00:00

Në daljen mediatike pas përfundimit të mbledhjes së jashtëzakonshme të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, thërritur nga kryetari Basha, Arben Ristani u pyet edhe për armën e Gent Strazimirit.

Gjatë ditës Ristani e pati quajtur mashtrim mediatik qarkullimin e këtij lajmi, ndërkohë që vetë Strazimiri nuk e ka mohuar, por as e ka pohuar se në protestën tek Parku i Liqenit ishte i armatosur.

Ristani ruajti edhe në mbrëmje të njëjtin qëndrim, kur u pyet nëse Strazimiri rrezikonte mandatin për shkelje të ligjit të armëmbajtjes.

“Është një mashtrim mediatik ndaj deputetit Strazimiri. Fotoja nuk tregon asgjë. Për mua ka qenë këllëf i celularit. Nuk ka fakte sepse nuk kishte armë”, thotë ai.

Top Channel