
Atentatorët e Brukselit i bënë një shërbim të madh populistëve të djathtë në Europë, sipas Bartosz Dudek te “Deutsche Welle” që citon rastin e Polonisë, e megjithate sipas tij, ky nuk është problemi kryesor i Europës.
Kryeministrja Beata Szydlo pak orë pas sulmeve tha se për shkak të zhvillemeve të fundit, Polonia nuk e sheh veten të aftë të pranojë 11 mijë refugjatët sipas planit, një premtim ky i qeverisë paraardhëse.
Mediat spekulojnë madje se autoritetet janë në dyshim për mbajtjen e Ditës Botërore të Rinisë Katolike e planifikuar këtë verë me Papa Françeskun që pritet të mbërrijë në Krakov.
“Me këtë, vrasësit e Brukselit arrijnë -posthum- një fitore politike”, thotë analisti i “Deutsche Welle”, Europa, e cila para pak ditësh gjeti një emërues të përbashkët me ujdinë e arritur me Turqinë për çështjen e refugjatëve, tani ndahet sërish dhe nga kjo përfitojnë jo vetëm populistët e djathtë polakë, gjermanë, francezë apo britanikë.
“Dikush tjetër, -thotë Dudek- fërkon duart në Moskë”. Vladimir Putini, i cili në politikën e tij prej kohësh ndjek parimin e vjetër romak “Divide et impera” (përça e sundo).
Por, analisti thotë se polakët, që po tregojnë mungesë solidariteti dhe gjithashtu po instrumentalizojnë atentatet me qëllim përmirësimin e vlerave në sondazhe, nuk janë të vetmit që duhen venë me shpatulla pas murit.
Sipas tij, edhe Britania e Madhe e Franca, vende që kanë shumë më tepër përvojë me shoqëritë multikulturore se Polonia, nuk po japin ndonje kontribut të vlefshëm sa i perket shpërndarjes së refugjatëve. Arsyeja dihet: Përfytyrimi se banorja tjetër e Pallatit Elysee mund të quhet Marine Le Pen nuk është edhe aq i largët si para disa kohësh.
Nga ana tjetër edhe prania e Britanisë së Madhe në BE është me pikëpyetje. “Disa mijëra refugjatë, që edhe vetë nuk kanë dëshirë të qëndrojnë në Poloni, janë vërtet një shumë që mund të neglizhohet” vijon Dudek, duke sugjeruar që Gjermania dhe Europa të përqendrohen tek çështja më kryesore, pra siguria e qytetarëve të tyre.
Top Channel