Shpërthim i fuqishëm në Pakistan, të paktën 70 të vdekur, mbi 300 të plagosur

27/03/2016 18:00

Të paktën 70 persona u vranë dhe rreth 300 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në qytetin pakistanez të Lahores.

Shpërthimi ndodhi në një park të madh në jugperëndim të qytetit, ku ishin mbledhur shumë njerëz pasditen e së dielës. Policia pakistaneze tha se hetimet paraprake kanë ngritur dyshime për një sulm kamikaz, ndërsa ende askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Mediat vendase raportojnë se objektiv i sulmeve ishin familjet e krishtera të mbledhura në park për të festuar Pashkët, por kjo nuk konfirmohet nga autoritetet.

Të gjitha spitalet e mëdha të zonës janë në gjendje emergjence për t’u përballur me pasoja e shpërthimit.

Ky i fundit ndodhi në hyrje të parkur Gulshan-e-Iqbal, në një zonë që zakonisht shërben si parking për makinat.

Një prej zyrtarë të policisë lokale tha se shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë. Dëshmitarë okularë treguan për panikun që pushtoi turmën pas shpërthimit dhe njerëzit që shkelin mbi njëri tjetrin për t’ia mbathur.

Lahore është kryeqyteti i provincës Punjab, më e madhja dhe më e pasura në Pakistan. Punjabi është gjithashtu edhe baza e fuqisë politike të kryeministrit aktual Sharif. Vitet e fundit, Pakistani është përballur me sulme të shpeshta terroriste të kryera nga talebanët, por nuk mungojnë as konfliktet fetare. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA