Britani, Blair: Duhet të jemi gati edhe për trupa tokësore ndaj ISIS

27/03/2016 00:00

Ish-kryeministri laburist britanik, Tony Blair kërkon nga Britania dhe Perëndimi të përshkallëzojnë veprimet ushtarake ndaj ISIS-it, pasi, nëse ky grupim nuk shkatërrohet, bota do të përballet me sulme terroriste të përmasave të horrorit, që do të shkaktojnë viktima edhe më të shumtë në numër, sesa ato në Bruksel dhe Paris.

Duke shkruar në “The Sunday Times” të Londrës, ish-kryeministri britanik tha se “ISIS duhej eliminuar me shpejtësi dhe me forcë më të madhe”.

Në këtë intervistë, ai bën thirrje gjithashtu që Perëndimi të pajisë forcat tokësore arabe, në rastet kur ata kanë nevojë për mbështetje ushtarake aktive në terren. Perëndimi duhet t’ua ofrojë këtë ndihmë. “ISIS duhet shkatërruar”, thotë Tony Blair.

Ish-kryeministri britanik ka bërë po ashtu thirrje për krijimin e një force ndërkombëtare të reagimit të shpejtë, për të luftuar grupet terroriste në të ardhmen, kudo që të mbijnë ato në botë. Kjo deklaratë e tij bëhet 5 muaj, pasi ai pranoi se kishte një lloj përgjegjësie në daljen e ISIS në skenë dhe fuqizimin e tij, si dhe një javë pas sulmeve terroriste në Bruksel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA