Banda që vriste të huajt, policia zbulon bazën në Egjipt

25/03/2016 00:00

Autoritet egjiptiane thonë se kanë zbuluar bandën e kriminelëve që vranë studentin italian Giulio Regeni ne Kajro.

Policia gjeti një çantë të studentit në apartamentin ku fshiheshin pjesëtarët e bandës, tashmë të asgjësuar që të gjithë.

Grupi ishte i specializuar në rrëmbimin e shtetasve të huaj, përpara të cilëve shtireshin si policë. Trupi i pajetë i Regenit, me shenja të qarta torture, u gjet i braktisur në periferi të Kajros një javë pas zhdukjes së tij, në 25 janar.

Top Channel