Agron Duka lë republikanët, zgjidhet në krye të Partisë Agrare

25/03/2016 15:20

Partia Agrare Ambietaliste nuk do të ketë më në krye liderin e saj historik, por deputetin Agron Duka. Megjithatë zoti Duka i zgjedhur nënsiglën e republikanëve, hedh poshtë zërat se kjo ka të bëjë me largimin e tij nga opozita, dhe një pozicionim të ri bashkangjitur shumicës parlamentare.

“Nuk them që është largim, po kalim, pasi kjo është bërë me konsultë të plotë dhe me kreun e PR-së, Fatmir Mediu. Unë kam amrrëdhënie shumë të mira me ta, qoftë politike, qoftë personale me Mediun. Do vazhdojmë ti kem dhe në të ardhmen si dy parti që i përkasin të njëjtin spektër, se ne jemi në koalicioni opozitar. Përderisa unë i kam marrë votat djathtas, deri në fund të mandatit do të mbetem në këtë pozicion”, sqaron z. Duka.

Z. Duka sqaroi dhe rastet në të cilat Partia Agrare do të mbështesë iniciativat e shumicës në Parlament.

“Kjo është e mira e kësaj pune, sepse duke afruar rreth vetes specialistë të fushave të bujqësisë, blegtorisë, peshktimit, do të dimë të bëjmë oponencë më të organizuar nëpërmjet aktivitetve dhe takimeve të ndryshme, natyrisht dhe të Parlamentit ku do të jem unë përfaqësuesi i tyre”, tha ai.

Sipas njoftimi zyrtar PAA ka zgjedhur jashtë radhe Asamblenë e Përgjithshme ku zoti Xhuveli ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme dhe ka propozuar si pasues të tij pikërisht zotin Duka.

Top Channel