Sfida e radhës e Google ndaj Periscope dhe Facebook Live duket se do të jetë një aplikacion i ri, që do të quhet YouTube Connect dhe do të jetë si për Android edhe për iPhone.

Sipas VentureBeat, ky aplikacion do të ketë funksione të ngjashme me Periscope dhe Facebook Live. Mjafton të vendosësh të dhënat në llogarinë tuaj në Google apo në YouTube, për të transmetuar filmime live nga smartphone juaj.

Krahas kësaj është i pranishëm një çat, mundësia për të ‘etiketuar’ dhe një newsfeed ku mund të shohësh videot e fundit të miqve dhe personave që ndiqni.

Ajo që mungon për momentin është integrimi me Facebook dhe Twitter, për të shpërndarë filmimet direkt në rrjetet sociale.

Top Channel