
Sulmet e Brukselit kanë ritrazuar edhe njëherë Francën, që u trondit nëntorin e shkuar nga atentatorët që vranë 130 persona. Autoritetet kanë shtuar forcat e policisë, kanë forcuar kontrollet dhe kanë mbyllur kufijtë.
Megjithatë, opozita franceze kërkon që ndaj xhihadistëve reagimi të jetë edhe më i fortë. Politikanët kërkojnë që të favorizohet një formë ndalimi e individëve të kthyer nga Siria.
Numri i xhihadistëve që vijnë mbrapsht nga Siria e Iraku është gjithmonë e më i madh, kujtojnë opozitarët francezë, të cilët hedhin idenë e krijimit të disa qendrave të posaçme paraburgimi për ta.
“Është e rëndësishme të kalohet menjëherë në këtë procedurë dhe të bëhet mbyllja reale e jo fiktive e kufijve, siç e kemi parë të ndodhë këto javët e fundit”, deklaroi drejtuesja e Frontit Nacional, Marine Le Pen.
Ndër propozimet e tjera renditet ristrukturimi i shërbimit policor të vendit dhe mbyllja e të gjitha vendeve të predikimit radikal.
Top Channel