BQE: Rimëkëmbja ekonomike, më e moderuar nga sa parashikohej

24/03/2016 11:50

Rimëkëmbja ekonomike në zonën e euros po vazhdon, por me ritme më të ngadalta nga sa pritej në fillim të vitit.

Kështu vlerëson Banka Qendrore Europiane në buletinin e saj ekonomik, ku nënvizon se “perspektiva e rimëkëmbjes ekonomike do të vazhdojë me një ritëm të moderuar”.

Ndërsa kërkesa e brendshme pritet të tkurret për shkak të masave të politikës monetare të ndryshuara në Frankfurt, vijon njoftimi.

“Vendet me nivel të lartë të borxhit janë jashtëzakonisht të cënueshme ndaj rritjes së paqëndrueshmërisë në tregjet financiare dhe aftësia e tyre për t’iu përshtatur lëkundjeve është e kufizuar”, vlerëson BQE.

Mes të tjerash, Banka Qendrore Europiane kujton se Komisioni Europian ka konstatuar se 8 vende të Eurozonës janë të ekspozuara ndaj rreziqeve të larta për ruajtjen e bilancit publik në një periudhë afatmesme, ndaj bën thirrje për përpjekje shtesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA