Shpallet fituesi i tenderit të INSIG, shqiptarja EUROSIG
23/03/2016 00:00
Në mbledhjen e sotme të qeverisë u shpall edhe fituesi i tenderit për blerjen e kompanisë së sigurimeve INSIG nga firma EUROSIG.
Në vendimin e qeverisë thuhet se, u vendos miratimi i proçedurës së tenderimit për shitjen e 100 për qind të aksioneve që zotëronte shteti në shoqërinë INSIG.
Qeveria autorizoi Ministrinë e Financave të lidhë kontratën me firmën fituese. Në këtë tender morën pjesë katër kompani dhe ofertën më të lartë e ka dhënë pikërisht fituesi.
Procesi për privatizimin e kompanisë shtetërore të sigurimeve kishte filluar që në vitin 2007, por ai kishte dështuar disa herë me radhë.
Top Channel