Përmbyset varka në grykën e Vilunit, mbytet peshkatari

23/03/2016 11:45

Altin Lleshi kishte dalë për peshkim së bashku me një tjetër person në grykderdhjen e lumit Buna, kur moti u përkeqësua menjëherë dhe dallgët përmbysën varkën.

Për shkak të veshjeve dhe në mungesë të jelekëve të shpëtimit, 34-vjeçari mbeti në det duke u zhdukur, ndërsa kolegu i tij Igor Çerraj nga fshati Pulaj i Velipojës, doli me vështirësi në breg. Ai njoftoi të afërmit dhe policinë ndërsa nis dhe kërkimi. Ngjarja ndodhi vetëm 100 metra larg bregut.

“Në 8.30 kanë hyrë brenda. Punë një ore i ka kapur dallga. Ai thotë s’di gjë. Unë kam dalë në anën tjetër e ai në krah tjetër, kam ecur, më ka dashtë Zoti dhe kam dalë. Për atë tjetrin nuk di gjë”, tha Paulin Çerraj, babai i peshkatarit të shpëtuar.

Peshkatarë, familjarë të viktimës dhe policia janë vënë në kërkim në gjithë gjatësinë e bregut për të gjetur trupin e 34-vjeçarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA