Dimri ‘harron të ikë’, reshje dhe ftohtë në dy ditët e ardhshme

23/03/2016 18:05

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se gjatë dy ditëve në vazhdim pritet një përkeqësim i fortë i motit, që do të shoqërohet me ulje temperaturash dhe reshje intensive shiu dhe bore.

Sipas parashikimeve pritet që të ketë reshje shiu në të gjithë territorin e vendit, në zonat mbi 600 metra mbi nivelin e detit, parashikohen edhe reshje bore.

Në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Korçë parashikohet të ketë reshje më intensive se qarqet e tjera.

Për t’u paraprirë situatave të vështira e problematike, MPB ka udhëzuar prefektët dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal që kanë përgjegjësi për parandalimin dhe përballimin e situatave emergjente, të marrin masat e duhura në mbrojtje të jetës dhe pronës së  qytetarëve.

Sipas udhëzimeve të dhëna, Zyrat e Emergjencave në bashkëpunim me Prefektin do të kontrollojnë gatishmërinë e forcave dhe mjeteve  të subjekteve shtetërore dhe private në fushën e shërbimeve për komunitetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA