Superkupa e Italisë, fituesi merr deri në 11 milionë euro. Fitojnë edhe ata që nuk luajnë
Futbollisti shqiptar, Jurgen Gjasula rrezikon ta pësojë me një pezullim afatgjatë për shkak të nervozizmit të shfaqur në ndeshjen e fundit në Bundesligë.
30-vjeçari që militon me skuadrën e Greuther Furth kaloi limitin e “fair play” në sfidën e zhvilluar kundër Bochum, duke u ndëshkuar edhe me karton të kuq.
Jurgen Gjasula kapi forcërisht kundërshtarin e tij në qafë, një veporim të cilin arbitri kryesor Robert Shrwder e cilësoi si një agresion fizik.
Por, veprimet e dënueshme të Gjasulës nuk u ndalën me kaq pasi sipas mediave gjermane, ai kërcënoi edhe arbitrin e katërt, dhe kjo është pasqyruar në raportin e delegatit të ndeshjes.
Edhe pse stafi i Greuther Furth kërkoi të minimizonte ngjarjen, duket se veprimi i mesfushorit në minutën e 7 shtesë do t’i kushtojë shtrenjtë dhe kjo u konfirmua nga shefi i arbitrave.
“Do të ketë një raport special dhe është plotësisht e mundur që për këtë futbollist të ketë një pezullim me shumë ndeshje”, tha shefi i arbitrave të Bundesligës, 60-vjeçari Hans-Jurgen Weber.
Jurgen Gjasula i lindur në Tiranë, është aktivizuar në dy ndeshje me Kombëtaren shqiptare, por pa lënë shenjë, dhe është zhdukur nga radarët e stafit teknik që prej vitit 2013.
Top Channel