Refugjatët, Renzi në BE: Edhe Shqipëria si Turqia

18/03/2016 15:15

Nga një anë optimist e nga ana tjetër realist. Është ky qëndrimi i kryeministrit italian Matteo Renzi në Këshillin Europian që po zhvillohet në Bruksel.

Duke folur për marrëveshjen më Turqinë, shefi i qeverisë italiane, me tone të zbutura bëri një paralajmërim. Sipas tij “kjo do të krijojë një precedent për të gjithë Mesdheun, atëherë duhet ndihmuar edhe Libia e Shqipëria”.

Gjendja që mund të krijohet në Shqipëri me mbërritjen e refugjatëve është me interes të veçantë për palën italiane. Ajo mund të ndodhet e përfshirë në emergjencë nëse ata do të kapërcejnë kanalin e Otrantos e do të mbërrijnë në brigjet e Puglias.

Pikërisht për të gjetur një zgjidhje mes dy vendeve ditët e fundit ka pasur takime në nivel ministrash e nënsekretarësh të Kryeministrisë. Aktualisht, Italia përveç 20 policëve kufitarë të dërguar në Shqipëri, po punon për ndjekjen e një strategjie të përbashkët, jo vetëm për kontrollin sa më optimal të kufijve, por edhe për të luftuar rreziqet e mundshme lidhur me infiltrimin e terroristëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA