Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Westerwelle

18/03/2016 00:00

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle.

Në një reagim, Meta vlerëson figurën e zotit Westerwelle si një politikan të dedikuar, europian dhe një mbështetës të integrimit të Shqipërisë. Meta shprehet se, ndarja e tij nga jeta në një moshë të re është një lajm i hidhur për të gjithë ata që e kanë njohur atë nga afër.

“Zoti Westerwelle ishte një politikan i dedikuar, evropianist, si dhe një mbështetës i integrimit të Shqipërisë. Me të kam patur kënaqësinë të bashkëpunoj për liberalizimin e vizave dhe avancimin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian. Zoti Westerwelle ishte një politikan i parimeve me peshë në Gjermani dhe në Evropë. Ndarja e tij nga jeta në një moshë kaq të re është një lajm i trishtë për të gjithë ata që e kanë njohur nga afër”, shprehet Meta në reagimin e tij.

Top Channel