Avionët britanikë, spektakël në Tiranë

18/03/2016 00:00

Avionë të forcave ajrore britanike nderuan Shqipërinë me një paradë simbolike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke dhuruar pamje spektakolare për qytetarët paraditen e së premtes.

Krahas paradës së njësisë së “shigjetave të kuqe“ britanike, në sheshin “Nënë Tereza“ u ulën edhe dy helikopterë të forcave ajrore shqiptare. Parada e forcave ajrore u zhvillua në kuadër të marrëdhënieve shqiptaro-britanike, ky synohet thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit.

Ky ishte bashkëpunimi i parë për një shfaqje akrobatike midis Shqipërisë e Britanisë. Sipas atasheut ushtarak britanik, bashkëpunimi do të vijojë edhe vitin tjetër me një shfaqje edhe më të madhe.

FOTO GALERI
1/5
Helikopterë të Forcave tona të Armatosura

Top Channel