Greqi, trafikonin emigrantët, arrestohen 5 persona

17/03/2016 00:00

Pesë persona janë arrestuar në Mesologji të Greqisë,pasi sipas policisë greke akuzohen se kishin ngritur një organizatë të trafikimit të emigrantëve me avion drejt Italisë.

Sipas policisë greke, një sirian dhe 4 grekë janë të arrestuarit, midis tyre edhe ish-kryebashkiaku i Mesologjit. Autoritetet greke thonë se kishin informacion lidhur me dërgimin në Itali të emigrantëve me avionë të vegjël të shoqërisë aeronautike të Mesologjit në Greqinë Qendrore.

Mbas përgjigjimeve disa ditore, u bë i mundur ndalimi në flagrancë e anëtarëve të organizatës. Sipas policisë, aksioni u krye në pistën e aeroportit të qyetit në kohën që një avion i vogël po përgatitej për t’u ngritur në fluturim me 7 emigrantë në bord.

Policia mundi të arrestojë edhe një ndër krerët e organizatës, një shtetas sirian 35-vjeç, dy pilotët grekë të avionit, pronarin e një restotanti në të cilin mbaheshin të fshehur emigrantët si dhe ish-kryesbashkiakun, i cili është edhe përgjegjës i aeroportit.

Në makinën e kryebashkiakut u gjetën edhe 34 mijë euro të përfituara nga trafiku, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua avioni si dhe dokumente që inkriminojnë organizatën.

Ende nuk dihet se sa herë është kryer ky trafik dhe sa janë të ardhurat nga ky trafik. Autorietet greke thonë se kanë shpallur në kërkim edhe disa anëtarë të tjerë të saj. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e skemës së transportit.

Top Channel