Rruga u vështirëson jetën, asnjë mbikalim e nënkalim
16/03/2016 15:55
Rruga e re Lushnje-Berat përmirësoi transportin mes dy qyteteve, por u ka vështirësuar jetën banorëve dhe fermerëve që jetojnë e punojnë pranë saj.
Rruga e ndan në mes lagjen Karbunarë, por nuk ka asnjë nënkalim apo mbikalim. E gjithë zona është e mbushur me ferma bujqësore dhe serra dhe banorët e fermerët duhet të kalojnë disa herë në ditë mbi rrugë.
Nje 62 vjecare pak dite me pare humbi jeten ne aksident.
Tabelat në rrugë ndalojnë kalimin e mjeteve bujqësore, por në çdo orë të ditës kalojnë traktorë, karroca dhe vazhdimisht edhe kope me bagëti.
Realizimi kësaj rruge kushtoi 490 milionë lekë, por në gjithë gjatësinë e lotit të parë, prej 5.5 kilometrash, nuk është menduar për fermerët dhe këmbësorët.
Top Channel