Refugjatët, apeli i para 400 viteve i Shekspeare, aktual për krizën sot

16/03/2016 00:00

Dorëshkrimi i fundit nga William Shakespeare, në të cilën ai i bën një thirrje avokatit britanik Sir Thomas More për një trajtim më human të refugjatëve, do të vihet në dispozicion online nga biblioteka britanike më 15 prill.

Pjesë e librit nga Sir Thomas More është një nga 300 thesaret tashmë të dixhitalizuara të dramaturgut Shekspir. Ndonëse daton 400 vite më parë , ky dorëshkrim i tij ka marrë vëmendje të veçantë për shkak të aktualitetit me krizën e refugjatëve.
 
“Ju do të vini poshtë të huajt. Ju do t’i vrisni ata, do të prisni fytin e tyre, do të shtini në dorë shtëpitë e tyre. Mjerisht, mjerisht, t’i shohësh të huajt e lënë pas dore, me fëmijë mbi supe dhe bagazhet e mjera, teksa rrëken porteve dhe brigjeve në kërkim të transportit”, shkruan William Shakespeare.

“Është e habitshme dhe njëkohësisht e trishtueshme duke pasur parasysh atë që po ndodh në Europë”, thotë kuratori i bibliotekës, Zoe Wilcox.

Më shumë Shakespeare i bënte thirrje turmave të mirëpresin emigrantët ose të huajt sikurse i quan në tekst. Kuratori shton se Shakespeare i kërkonte të tjerëve të imagjinojnë si është të shkosh në Europë, Spanjë apo Portugali, ku do të ndihesh si i huaj.

Dramaturgu bën thirrje kundër asaj që e cilëson si mungesë humanizmi të theksuar. Dorëshkrimi i Shekspeare, 400 vite më parë, është një dëshmi se historia përsëritet.

Top Channel