Bloomberg publikon telefonatën mes të dërguarit të SHBA-së dhe këshilltarit të Putin, ja si i udhëzoi Witkoff rusët që t’i “shisnin” planin 28 pikësh Trumpit
Vrasësi norvegjez, Anders Behring Breivik, tha në gjykatë se shteti është përpjekur ta vrasë atë me pesë vite mbajtje në izolim. Ekstremisti i djathtë po padit qeverinë duke u ankuar se kushtet e tij në burg përbëjnë shkelje të të drejtave të njeriut ndërkohë që shteti e mohon një gjë të tillë.
Ai tha para gjykatës se do të kish qenë më njerëzore ta pushkatonin se sa ta trajtonin si një kafshë për pesë vitet e shkuara. Breivik vrau 77 persona në një sulm të dyfishtë në korrik të 2011. Ai vendosi një bombë në Oslo para se të bënte një tjetër masakër në ishullin e Utojas, ku hapi zjarr mbi të rinjtë në një kamp të Partisë Laburiste.
Breivik i tha gjykatësit se ai do të luftonte për socializmin nacional ose ndryshe nazizmin, deri ditën që do të vdesë. Sidoqoftë, nuk përsëriti përshëndetjen naziste të një dite më parë pasi gjykatësi i kishte kërkuar të mos e bënte këtë.
Ai lëvdoi rritjen e të djathtës ekstreme në Greqi dhe të partive të djathta në Gjermani dhe tha se merrte forcë nga Adolf Hitleri, pavarësisht se pranoi se nuk besonte më në një revolucion të dhunshëm. Gjatë fjalës së tij, Breivik u ankua se ushqimi që i ishte dhënë atij në burg ishte më i keq se sa torturat e CIA-s ndaj terroristëve.
Përdorimi i gotave dhe pjatave plastike po ashtu është kundërshtuar prej tij. Breivik ka shprehur pakënaqësi edhe për vaktet e ushqimit që ai duhej ti hante të ngrohura në mikrovalë, të drejtën e mohuar për tu takuar me miq nazistë apo për tu martuar me një naziste, pengimin e botimit të dy librave të tij, “Ditaret e Breivikut” dhe “Shteti nordik”.
Ai u ankua se ishte tërësisht i mbytur nga autoritetet dhe se kishte dhimbje koke nga izolimi, çka kish ndikuar negativisht në shëndetin dhe përqendrimin e tij.
Breivik akuzon qeverinë norvegjeze për shkelje të dy klauzolave të Konventës europiane për të Drejtat e Njeriut, respektivisht asaj që garanton të drejtën për të respektuar jetën private dhe familjare e korrespondencën dhe atë që ndalon trajtimin jo njerëzor dhe degradues.
Top Channel