Tiranë, hapet Konsullata e Nderit e Pakistanit

15/03/2016 22:30

Në Tiranë u hap Konsullata e Nderit e Pakistanit. Sejhan Penxhabllëgil, i emëruar pak muaj më parë si Konsulli i Nderit i Pakistanit në vendin tonë ka filluar zyrtarisht detyrën e tij.

Ai është gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm i një ndër bankave private më të mëdha në vend. Penxhabllëgil ka nënë shqiptare dhe baba pakistanez. Për më shumë se 15 vite ai banon në Tiranë.

Në ceremoninë e rastit ai u shpreh se, do të përpiqet të forcojë më shumë marrëdhëniet mes dy shteteve. Konsullata do të ketë selinë e saj në bulevardin “Zhan D’Ark” në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA