Bloomberg publikon telefonatën mes të dërguarit të SHBA-së dhe këshilltarit të Putin, ja si i udhëzoi Witkoff rusët që t’i “shisnin” planin 28 pikësh Trumpit
Pesë shtete amerikane po zhvillojnë zgjedhjet paraprake për kandidatët që shpresojnë të përballen në nëntor për Shtëpinë e Bardhë. Ky është shansi që liderët e garës demokrate dhe republikane të forcojnë pozocionin e tyre, ose në të kundërt për rivalët e tyre që t’i afrojë më shumë.
Qendrat e votimit janë hapur në Ohajo dhe Florida, dy shtetet që konsidëerohen kyçe për kandidaturat, si dhe në Karolinën e Veriut, Ilinois dhe Misuri. Hillary Clinton shpreson që në këtë supër të martë të radhës të distancohet edhe më shumë nga rivali i saj brenda partisë, Bernie Sanders.
Të njëjtën gjë shpreson të bëjë edhe Donald Trump në garën republikane, por ai ka tre rivalë për të mposhtur dhe jo vetëm një. Miliarderi nga Nju Jorku është i favorizuari për të marrë emërimin republikan, por ka hasur në kundërshtimin e fortë të udhëheqjes së Partisë Republikane, si dhe padyshim atë të rivalëve të krahut tjetër të spektrit politik.
Megjithatë, ai shënoi një triumf të herët në këtë ditë votimesh, pasi mori 9 delegatët që vijnë nga ishujt veriorë Mariana, ku fitoi 73% të votave. Sondazhet i japin gjithashtu fitore bindëse Trumpit në 5 shtetet ku votohet, megjithatë vendimi final jepet nga kutitë e votimit.
Shtetet e Floridës dhe Ohajos, me respektivisht 99 dhe 66 delegatë, janë shumë të rëndësishëm, pasi në këto shtete nuk ka ndarje të delegatëve sepse fituesi i merr që të gjithë.
Në krahun tjetër, Clinton, sipas sondazheve, do të fitojë Floridën dhe Karolinën e Jugut, ndërsa duket se Bernie Sanders udhëheq prederencat në tre shtetet e tjera.
Top Channel