Operacioni antiterror në Bruksel; plagosen 4 policë, vritet i kërkuari

15/03/2016 00:00

Një nga të dyshuarit i lidhur me sulmet terroriste të Parisit është vrarë nga forcat e armatosura belge në një operacion antiterrorizëm i cili është zhvilluar në Bruksel ditën e martë.

Ndërkohë që dy persona të tjerë të implikuar me skenarin terrorist që i kushtoi jetën 130 personave, mbetën në arrati. Në këtë bastisje kanë mbetur të plagosur 4 policë, njëri prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.

Një nga të dyshuarit që mbetet në arrati është Salah Abdeslam. 26-vjeçari u largua nga Parisi menjëherë pasi vëllai i tij u vetëhodh në erë në sulmin kamikaz të “Bataclan”-it.

Personat e implikuar në këtë skenar terrorist kanë qenë të gjithë luftëtarë në Siri.

Pjesa jugore e Brukselit mbetet e rrethuar nga policia. Policia u ka kërkuar banorëve që të mos dalin nga shtëpitë, ndërkohë që edhe dy shkollat e zonës janë mbyllur.

Kryeqyteti belg, i njohur ndryshe si shtëpia e Bashkimit Europian si dhe e aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s, është në vëzhgimin e rreptë të forcave të sigurisë pas sulmeve të Parisit për shkak të frikës për ndonjë tjetër incident atje.

Brukseli ka ruajtur një gjendje të lartë gatishmërie ku patrullat ushtarake janë prezente në çdo orë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta