Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork, përballet me akuza për trafik droge dhe armë
Nëse Britania voton pro largimit nga Bashkimi Evropian mund të shkaktojë një impakt negativ ndaj NATO-s, ka paralajmëruar një komandant i ushtrisë amerikane.
Nëngjeneral Ben Hodges, shef i Ushtrisë Amerikane në Europë, shprehu shqetësimin e tij se largimi i Mbretërisë së Bashkuar mund të vijë në një moment kritik, kur Europës i duhet të përballet me Rusinë.
Hodges deklaroi se, votimi është një çështje e popullit britanik, por theksoi se është mjaft i shqetësuar për rezultatin.
“Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe ndërhyrja e saj në Siri kërcënoi sigurinë e Europës. Rusia ka armatosur krizën e emigrantëve duke detyruar mijëra prej tyre të largohen drejt Europës”, deklaroi Hodges.
Oficeri i lartë nënvizoi se, aleanca e NATO-s dhe Bashkimi Europian duhet të shprehin solidaritet përballë agresionit rus, “por uniteti mund të vihet në rrezik nëse Britania voton për t’u shkëputur”, tha ai për BBC.
Lobuesit e shkëputjes në Britaninë e Madhe deklarojnë se vota pro braktisjes së BE-së nuk do të prekë pozicionin e Londrës në NATO.
Mbretëria e Bashkuar do të votojë nëse do të qëndrojë ose jo në BE në një referendum që do të mbahet më 23 qershor.
Top Channel