Pjesëtarë të ushtrisë dhe policisë maqedonase kanë dëbuar drejt territorit grek, refugjatët që kaluan ilegalisht kufirin me Maqedoninë gjatë ditës së hënë.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për rreth 2.000 refugjatë të ndarë në dy grupe, që pasditen e së hënës arritën të kalojnë në këmbë kufirin, pa lejen e autoriteteve maqedonase.

Vendimin për kthimin e tyre në Greqi e ka sjellë Komiteti qeveritar për menaxhimin e krizës së refugjatëve, për shkak të pamundësisë për strehimin e tyre, por edhe për shkak të mbylljes së “rrugës ballkanike” për vijimin e mëtejshëm të refugjatëve drejt Europës Perëndimore.

Bashkë me refugjatët, që kishin hyrë në territorin e Maqedonisë në mënyrë ilegale, ishin edhe 72 gazetarë të huaj, të cilët janë gjobitur nga autoritetet maqedonase me nga 250 euro, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Pas incidentit të një dite më parë, Maqedonia ka forcuar masat e sigurisë në kufirin jugor me Greqinë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel