Kriza e emigrantëve, Qipro kërcënon paktin BE-Turqi

15/03/2016 00:00

Presidenti qipriot, Nikos Anastaziades, refuzoi kushtet e ofertës së Bashkimit Europian për Turqinë për të rinisur bisedimet për anëtarësim, duke rrezikuar paktin për të kthyer në Turqi refugjatët që zbarkojnë në ishujt grekë.

Udhëtimi i shkurtër me varkë nga Turqia është bërë rruga më e preferuar drejt BE-së nga emigrantët dhe refugjatët. Javën e shkuar, Turqia pranoi që emigrantët të rikthehen në terrotorin e saj në këmbim të koncensioneve nga BE. Por sipas Qipros, edhe Turqia duhet të bëjë koncensione.

Pas bisedimeve në Qipro me presidentin e Këshillit të Europës, Donald Tusk, Anastaziades tha se së pari Turqia duhet të përmbushë obligimet e saj, si njohja e qeverisë së Qipros dhe hapja e torkeve dhe aeroporteve turke për treginë dhe pasagjerët nga ishulli.

Qipro është i ndarë që prej vitit 1974, kur Veriu i ishullit u pushtua nga Turqia si hakmarrje ndaj një grusht shteti të organizuar nga Athina. Në kuadër të qëndrimit të Qipros, kreu i Këshillit të Europës, Donald Tusk, tha se nuk kishte shkuar në Nikosia për të bërë presion dhe se e kuptonte që bisedimet për të ardhmen e Qipros së ndarë janë në një moment kyç.

Ai pranoi se pakti për emigrantët duhet ndrequr sërish për t’u pranuar nga 28 vendet anëtare dhe nga institucionet e BE-së. Sipas analistëve, Qipro e komplikon jo pak paktin e debatuar me Turqinë, pasi një kundërshtim i saj mund ta ndalojë atë plotësisht.

Është për t’u parë se si do të reagojë pala turke ndaj kushteve qipriote, pasi nëse nuk arrin përfitimet që Brukseli i ofronte, Turqia mund të vendosë të mos i pengojë aspak mijëra emigrantë që shkojnë drejt Europës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta