Kokëdhima akuzon grupin e PS: I tradhëtuar nga votimi për mandatin

15/03/2016 00:00

Për surprizë të të gjithëve, protagonisti mbledhjes së Grupit Parlamentar socialist ishte deputeti Koço Kokëdhima.

I cilësuar si një prej deputetëve më të afërt me Edi Ramën, Kokëdhima ka shpërthyer në pakënaqësi sesi vepruan kolegët e grupit duke votuar në Parlament dërgimin për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese nëse ka bërë shkelje me marrjen e fondeve publike.

Pavarësisht se në grup Kokëdhima nuk ka përmendur fjalën tradhëti, ai ndjehet i tillë pasi në diskutimin në grup është shprehur i pakënaqur nga mosnjoftimi për atë votim. Kokëdhima në dalje të selisë rozë, fillimisht ka rezistuar duke mos iu përgjigjur medias, por në fund u detyrua të deklaronte.

“Kryetari i grupit më shpjegoi që kjo është një çështje që hyn automatikisht në seancë, ndaj nuk ka qenë e mundur që të bëheshin sqarime për këtë çështje më përpara”, u shpreh Kokëdhima.

Ndërsa deputetja Valentina Leska ka garantuar grupin se ajo e pret me shumë qetësi çdolloj veprimi të Parlamentit për t’ja kaluar Kushtetueses çështjen e saj të konfliktit të interesit.

Top Channel