Serbi, hetime për raketat e gjetura në avionin e pasagjerëve

14/03/2016 00:00

Raketat e gjetura në avionin e linjës Bejrut-Beograd, nga qentë e trajnuar për gjetje eksplozivi në një linjë të rregullt udhëtarësh, kanë qenë pa mbushje dhe ishin duke u kthyer për në Amerikë, ku edhe janë prodhuar.

Autoritetet serbe janë duke e hetuar çështjen, pasi dy raketat e gjetura në avionin e pasagjerëve kishin edhe dokumentet përkatëse për to.

Siç citojnë mediet serbe, këto raketa janë përdorur nga ushtria libaneze për stërvitje ushtarake, teksa përdoren kryesisht për sulme ndaj objektivave të sakta, siç janë tanket.

Kompania “Air Serbia”, e cila është në pronësi të kompanisë së fluturimeve “Etihad”, nga Abu Dhabi i Emirateve të Bashkuara Arabe, ka bërë të ditur se është duke bashkëpunuar në hetim, por ka shtuar se siguria e udhëtarëve është më e rëndësishmja për të.

Top Channel