Ndodhej pranë brigjeve të Venezuelës, SHBA-të sekuestrojnë anije në ujërat ndërkombëtare
Dy pilotë të Forcave Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë vdekur pasi një avion luftarak në të cilin ishin u rrëzua gjatë një misioni kundër rebelëve Huthi në Jemen. Sipas deklaratës zyrtare të autoriteteve, shkak për rrëzimin e avionit ishte bërë një defekt teknik.
Emiratet e Bashkuara Arabe janë pjesë e koalicionit që sulmon rebelët Huthi në Jemen që prej marsit të vitit 2015 në mbështetje në presidentit Abedrabbo Mansour Hadi. Deri tani, rreth 6 000 njerëz janë vrarë në këtë konflikt.
Forcat Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe përdorin avionë F16 dhe Mirage 2000.
Në dhjetor, një avion i Bahreinit u rrëzua në Arabinë Saudite, ndërsa në maj, një avion i Marokut u rrëzua mbi Jemen. Të dy këta avionë merrnin pjessë në fushatën e udhëhequr nga Arabia Saudite.
Top Channel