Referendumi i Britanisë, pritet mbështetja e Obamas pro qëndrimit në BE

13/03/2016 00:00

Presidenti amerikan, Barack Obama do të udhëtojë drejt Londrës në prill, ku do të nxisë votuesit britanikë, që ta mbajnë vendin brenda Bashkimit Europian, kur të votojnë në referendumin e qershorit.

Kështu shkruan gazeta britanike “the Independent”, e cila bën të ditur se Obama do të vizitojë një panair teknologjie në Gjermani në fund të prillit, e në atë kohë pritet që të bëjë edhe vizitën e tij në Londër, në mbështetje të kryeministrit britanik David Cameron.

Bazuar në burimet e saj, gazeta britanike shkruan se do të ishte tronditëse, nëse Obama nuk ndërhyn publikisht në favor të qëndrimit të Britanisë së Madhe si pjesë e BE-së.

Kontaktuar nga mediat, Shtëpia e Bardhë dhe zyra e kryeministri britanik nuk i kanë komentuar këto raporte. Në qershor, britanikët do të votojnë nëse duhet – apo jo, – të qëndrojnë në BE, ndërsa më herët Obama është shprehur se, dëshiron që Mbretëria e Bashkuar të vazhdojë të jetë pjesë e unionit.

Sondazhet tregojnë se rezultati i referendumit është i paqartë dhe shumë votues ende nuk kanë vendosur sesi duhet të votojnë. Sipas analistëve, është normale që kryeministri Cameron kërkon mbështetjen e udhëheqësve miq në botë, që të fitojë më shumë vota për të qëndruar në BE.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta