IShSh-ja, 2,7 milionë lekë gjoba në një javë

13/03/2016 13:10

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (IShSh) gjatë javës që u mbyll ka vendosur 9 masa administrative ndaj lokaleve të ndryshme në të gjithë vendin, të cilët nuk kanë zbatuar ligjin antiduhan.

Vlera e gjobave për secilin nga rastet e konstatuara ka qenë 300 mijë lekë të reja, ndërsa në total vlera e gjobave të vendosura shkon në 2,7 milionë lekë të reja.

Lokalet e gjobitura kanë patur aktivitet kryesisht në orët e natës. Inspektorët e IShSh-së do të vijojnë kontrollet me qëllimin kryesor për të mbrojtur shëndetin ndaj produkteve të duhanit. Për këtë arsye, ISSH-ja kërkon bashkëpunimin e qytetarëve, duke vënë në dispozicion edhe numrin pa pagesë 08004040 për të denoncuar çdo rast të shkeljes së ligjit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA