Elbasan, policia merr masa për Ditën e Verës

13/03/2016 10:20

Policia e Elbasanit ka publikuar masat e marra “me qëllim sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, lëvizjen normale të mjeteve, rritjen e sigurisë në akset rrugore si dhe trafikut në qytet”, gjatë Ditës së Verës.

Që nga dita e dielë, të gjitha shërbimet në Drejtorinë e Policisë  Elbasan do të kalojnë  në shërbim  të përforcuar  për   zhvillimin  sa  më  normal  të  aktiviteteve  festive. Për të  përballuar me sukses festimin sa më normal të  Ditës së Verës, në ndihmë të shërbimeve të Policise Elbasan, do të vihen në dispozicion edhe forca nga Policia e Tiranës.

Sipas njoftimit për shtyp të Policisë së Elbasanit, në këtë plan masash do të angazhohen 306 forca policie nga Elbasani dhe Tirana.
Nuk  do  të  lejohet  lëvizja apo  parkimii i mjeteve në këto akse rrugore:

1.Në orën 08:00 deri në përfundim të aktivitetit të Karnavaleve do të bllokohet lëvizja nga stadiumi deri tek “1 Maji”. 
2. Nga stadiumi deri tek “Pallati i Sportit” nuk do të lejohen parkimet apo qëndrimet e  mjeteve.

3. Nga Kryqëzimi i Luleve deri në Unazën Jugore nuk do të lejohen parkimet e mjeteve.

Drejtoria  Vendore  e  Policisë  Elbasan ka kërkuar mirëkuptimin e pjesëmarrësve në këtë ditë feste të evitojnë në maksimum lëvizjen me automjet brenda qytetit të  Elbasanit, çka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të  aktiviteteve festive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA