Dhuna në fushatë, Trump kërkon arrestimin e autorëve

13/03/2016 00:00

Donald Trump bëri thirrje për arrestimin e protestuesve që shqetësuan mitingjet e tij, pasi ai u detyrua të anulonte angazhimet e parashikuara elektorale.

Komentet e tij i vunë “kapak” një dite të trazuar në fushatë, gjatë së cilës një demonstrues tentoi të hipte në podiumin ku po fliste Trump.

Duke iu drejtuar policisë, Trump tha se do të ngrejë paditë që duhen, në mënyrë që autoritetet të veprojnë dhe të prangosin ata që janë fajtorë për dhunën. Sipas tij, nëse fajtorët arrestohen, ata do të bëhen shembull dhe nuk do të ketë më probleme të tilla.

Trump akuzoi mbështetësit e Bernie Sanders, që dëmtuan mitingun e tij në Chicago.

“Disa prej tyre përfaqësojnë Bernien, mikun tonë komunist”, deklaroi Trump. Por senatori Sanders, që garon për nominimin demokrat, i hodhi poshtë këto akuza duke thënë se, Trump përpiqet të ngjallë tensione.

Ndërkohë, rivalët e Trump brenda partisë kanë lënë të kuptohet se nuk do ta mbështesin atë, edhe nëse fiton kandidaturën republikane.

Ted Cruz, Marko Rubio dhe John Kasich deklaruan para mediave se, Trump po përdor një retorikë shumë provokuese dhe kjo, bashkë me ngjarjet e fundit, e bëjnë gjithnjë e më të vështirë mbështetjen e tij.

Kandidatët e tjerë republikanë po përdorin tensionimin e situatës për të fajësuar rivalin e tyre Trump, me shpresën se ky i fundit do të humbasë pikë dhe do të dalë jashtë garës presidenciale.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta