Plani amerikan kundër atij evropian, dy vizione të kundërta për paqen në Ukrainë Të paktën 16 persona janë vrarë në një breshëri të shtënash në një resort në qytetin e Grand-Bassam, në Bregun e Fildishtë.
Autoritetet policore lokale deklaruan se agresorët hapën zjarr ndaj një grupi personash si dhe morën peng stafin dhe disa persona të tjerë në disa hotele, ku janë të akomoduar shumë perëndimorë.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, 4 nga viktimat janë francezë, ndërkohë që objektiv i sulmit mund të ketë qenë ambasadori amerikan dhe stafi i tij të cilët gjendeshin në këtë hotel. Mediat gjermane raportojnë se mes viktimave në plazh është edhe kreu i institutit Goethe në Abidjan.
Përgjegjësinë e ngjarjes që tronditi njërin prej vendeve më të qëndrueshme të Afrikës Perëndimore e mori Al Kaeda në Magrebin Islamik.
Oficerët e policisë deklaruan se atentatorët ishin katër persona të pajisur me granata dhe armë automaike, ndërsa dëshmitarët thonë se, para se të fillonin sulmin, ata bërtitën “Allahu Akbar”.
Edhe pse situata në Bregun e Fildishtë konsiderohej e stabilizuar, lufta civile që shpërtheu atje në 2002-shin duke hedhur, veriun mysliman kundër jugut me shumicë të krishterë, ka lënë gjurmët e saj. Ndërsa marrëveshjet e paqes vazhdojnë të alternohen me rikthime të herë pas hershme të akteve të dhunës.
Agresorët mësynë tre hotele të zones e derdhën breshëri plumbash mbi pushuesit në plazh. Dëshmitarë në vendngjarje thanë sesi sulmuesit shënjestruan edhe njerëzit që ishin në ujë, ndërsa më shumë vëmendjen ua tërhoqën ata që ishin ulur në klubet buzë detit.
Ngjarjen e ka dënuar ashpër si sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, ashtu edhe Francois Hollande, presidenti i vendit që e pat kolonizuar dikur Bregun e Fildishtë, i cili e quajti sulmin një “akt burracakësh”.
Top Channel