Zgjedhjet në Gjermani, kriza e refugjatëve turbullon politikën

12/03/2016 19:50

Kriza e refugjatëve e ka bërë të paparashikueshëm rezultatin e zgjedhjeve për Parlamentet e landeve në Gjermani. Sesi do të reagojnë votuesit të dielën, kjo për ekspertët është më e pasigurtë se kurrë.

Tensioni është i madh, thotë “DW”. Në asnjërin nga tri landet federale nuk parashikohet që të ketë fitimtarë të qartë, as për koalicionet në pushtet dhe as për formacionet e dëshiruara të ish-opozitës së deritashme.

Një prej arsyeve e paqartësisë që mbizotëron përara këtyre zgjedhjeve është “Alternativa për Gjermaninë”. Partia që deri në verë merrej me luftën brenda saj, tani është pozicionuar krejt djathtas dhe në sajë të valës së refugjatëve po përjeton një valë suksesi.

Por nuk është ky motivi i vetëm. Në këtë pike nuk dihet as se kush do të përfitojë nga kontradiktat absurde të kësaj jave:

A do të jetë kancelarja Merkel, e cila e arriti objektivin për ta ulur numrin e refugjatëve që vijnë në Gjermani me përpikmëri në ditën e zgjedhjeve?

A gëzohet pjesa më e madhe e gjermanëve për mbylljen e itinerarit ballkanik, apo më tepër vuan kur sheh pamjet e mjerueshme nga Idomeni?

A do të ndëshkohen tani nga zgjedhësit të gjithë kandidatët e CDU-së, të cilët kaluan javët e shkuara shpesh në opozitë me Merkelin?

Prandaj, për CDU-në të dielën gjithçka e mundur është absolutisht: katastrofa dhe humbja e statusit tradicional si partia më e fortë, ose ndoshta krejt e kundërta: Unioni Kristian Demokrat korr sukses.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA