Tiranë, Këshilli Bashkiak miraton taksat vendore. PD nuk i votoi

11/03/2016 20:30

Këshilli Bashkiak miratoi vendimin për taksat vendore, mes debatesh të ashpra që në fakt në këtë mbledhje kishin të bënin me një tjetër çështje.

Të djathtët kërkuan që në mbledhje të merrnin pjesë grupe të interesit, ndërsa kreu i Këshillit, Dalipi u shpreh se ata janë dëgjuar në komisione edhe gjatë të premtes dhe kanë rënë dakort me ndryshimet e bëra.

Jashtë mbledhjes, një grup njerëzish tentonin të hynin me forcë në sallë. Jashtë kësaj salle, kryetarët e grupeve të kështillarëve artikuluan edhe qëndrimet e tyre mbi vendimin.

 “Kemi legalizuar një marrëveshje të Bashkisë së Tiranës me qytetarët e saj. Në radhë të parë kemi hequr taksën e tavolinës, ajo taksë nuk do të aplikohet më. Ishte një akord i arritur nga vetë qytetarët, nga vetë grupet e interesit me kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe tashmë kjo taksë nuk është më”, deklaroi kreu i grupit të PS në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

“Në mënyrë që të shmangim atë fatkeqësi të madhe që po ndodh sot, vrasjen e inciativës së lirë, vendosjen e dikaturës së urisë dhe ndryshjen përfundimtare dhe kthiomin e njerëzve në skllevër që punojnë për qeverinë dhe për bashkinë”, tha kreu i demokratëve në Këshill, Leonard Olli

“Nga një anë mbron interesat e qytetarëve dhe nga ana tjetër mbron interesat e biznesit, por edhe këto duke i parë si pjesë integrale të zhvillimit”, u shpreh Shezai Rrokaj, kreu i grupit të LSI.

Këshilli Bashkiak kaloi edhe pesë vendime të tjeta, mes të cilave edhe ngritja e memorialit të Papa Françeskut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA