Grupi kryesor i opozitës siriane ka deklaruar se do të marrë pjesë në raundin e ardhshëm të bisedimeve për paqen, të planifikuara të rinisin të hënën në Gjenevë të Zvicrës.
Komiteti i Lartë i Negocimit deklaroi se nuk ka ndërmend të vendosë parakushte për pjesëmarrjen e tij në këtë proces. Por ai e vuri theksin tek rëndësia për të punuar përbrenda skenareve të rezolutave ndërkombëtare.
Përpjekja e fundit për rifillimin e bisedimeve të paqes dështoi për shkak të ofensivës së qeverisë siriane të mbështetur nga Rusia.
Redaktori i BBC për Lindjen e mesme, Sebastian Usher deklaroi se, ka ende ambiguitet sa u takon kushteve të vendosura për pjesëmarrjen e opozitës.
Por KLN, përmes një deklarate, bëri të ditur se do të jetë pjesë e dialogut në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për të ndalur gjakderdhjen në Siri dhe për të arritur një zgjidhje politike”.
Megjithatë, thirrja e vetme e grupit opozitar është zbatimi i marrëveshjeve të deritanishme, përfshirë atë për armëpushimin.
“Ne e dimë që forcat qeveritare po kryejnë krime dhe se po përgatisin një përshkallëzim të operacioneve të tyre ajrore dhe tokësore së afërmi”, deklaroi koordinatori i KLN, Riad Hijab për agjencinë e lajmeve “Reuters”.
Ai insistoi se, do të insistojë për një qeveri të përkohshme, me pushtet të plotë ekzekutiv, ku presidenti Bashar al Assad dhe lidershipi aktual sirian të mos kenë asnjë rol.
Ndërkohë, qeveria ruse ka deklaruar se pret që qeveria siriane të marrë pjesë gjithashtu në takim, por kjo nuk është konfirmuar ende.
Top Channel