De Maiziere konfirmon vërtetësinë e listës së rekrutëve të ISIS

11/03/2016 00:00

Inteligjenca gjermane siguroi dokumente që përmbajnë emrat e mijëra rekrutëve të Shtetit Islamik, listë që thuhet se u vodh nga një ish-luftëtar i zhgënjyer nga praktikat e Kalifatit.

Në dokumente përfshihen si emrat e rekrutëve, vendlindja dhe datëlindja, numrat e telefonit, kontaktet e familjarëve, arsimi apo grupi i gjakut.

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, konfirmoi se dokumentet ishin të vërteta dhe se do të ndihmonin në përshpejtimin e hetimeve dhe dënime më të ashpra për ata që kthehen nga Siria dhe Iraku pasi kanë luftuar atje.

Inteligjenca gjermane konfirmoi se është në zotërim të dokumenteve, por nuk sqaroi se si i siguroi ato. Sipas mediave, dokumentet u vodhën nga një ish-luftëtar i zhgënjyer nga Shteti Islamik, i cili kur braktisi luftën i kopjoi ato dhe i mori më vete.

Mediat gjermane thonë se në pyetësor, që besohet të jenë plotësuar në fund të 2013-s, rekrutët pyeten nëse kanë eksperiencë në xhihad dhe nëse janë të gatshëm të jenë kamikazë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA