Parku i lojrave; Bashkia e fton për diskutim, shoqëria civile e ndarë

10/03/2016 16:10

Bashkia e Tiranës ftoi shoqërinë civile për të diskutuar mbi detajet e projektit të parkut të lodrave tek liqeni.

Një pjesë e tyre u larguan nga takimi me nënkryetarin e Bashkisë, Arbian Mazniku, pasi i kërkuan edhe një herë pezullimin e projektit dhe nisjen e procedurës së këshillimit me publikun.

“Neve, si vandalë, refuzojmë të diskutojmë për diçka të paligjshme. Kur bashkia të ndërpresë punimet, atëherë do të ulemi të flasim”, deklaroi aktivistja Anxhela Çikopano.

Por pjesëtarë të tjerë të shoqërisë civile vazhduan takimin me nënkryetarin Mazniku, i cili këmbënguli se projekti do të përfundojë më 1 qershor dhe madje dha detaje për masterplanin e parkut.

“Mendoj se duhet të ruhet koncepti i pyllit”, tha aktivisti Lavdosh Feruni.

“Kemi mbjellë pemë. Qëndrimi ynë për parkun është dyfishim i hapësirës”, tha nga ana tjetër Mazniku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA