E PLOTË/ Kompensim financiar, trupa ushtarakë dhe shkëmbime territoresh, ja çfarë parashikon propozimi europian për paqe në Ukrainë Duke pritur zgjedhjet rajonale të të ashtuquajturës “super e diela” në Gjermani, në një fjalim elektoral, kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se rreth 3 mijë emigrantë po kthehen çdo muaj nga Gjermania në Irak.
“Kjo do të jetë tendencë në rritje kur qytetet e tyre të çlirohen nga shteti islamik. Disa kthehen në familjet e tyre që nuk janë këtu dhe nuk do të kenë mundësi të vijnë në Gjermani për një kohë të gjatë. Ndaj, dua të them se refugjatët jo në çdo rast do të qëndrojnë këtu”, tha Merkel.
Ndaj, shefja e Ekzekutivit gjerman, e cila përballet me një test të rëndësishëm në zgjedhjet e para që nga shpërthimi i krizës së refugjatëve, shtoi se ishte e rëndësishme që të sigurohet stabiliteti dhe dhënia fund e luftës në Siri dhe Irak.
Alternativa që kundërshton pranimin e azilantëve në Gjermani, ka fituar mbështetje të madhe në mesin e votuesve të pakënaqur nga politika e dyerve të hapura të Merkel dhe pritet të fitojë deri në një të pestën e votave në zgjedhjet rajonale në 13 mars.
Top Channel