E PLOTË/ Kompensim financiar, trupa ushtarakë dhe shkëmbime territoresh, ja çfarë parashikon propozimi europian për paqe në Ukrainë Është e pazakontë që Pallati Mbretëror i Anglisë të ndërmarrë veprime kundër një gazete, por ja që Mbretëresha Elizabeth e ka hedhur poshtë artikullin e “The Sun” i cili pretendon se zotëruesja e fronit mbështet daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian.
“The Sun” citon burime anonime, njëri prej të cilëve pretendon se ka qenë dëshmitari i një bisede në një drekë mes Mbretëreshës dhe ish-zëvendëskryeministrit, Nick Clegg, në vitin 2011.
Sipas gazetës, aty 89-vjeçarja me një ton të ashpër është shprehur se nuk e kupton aspak Europën, por Buckingham Palace këmbëngul se Mbretëresha është politikisht neutrale në këtë nismë, ndërsa Nick Clegg e cilësoi historinë si të pakuptimtë e të sajuar.
Gazeta britanike “The Sun” nuk u tremb aspak nga ky reagim dhe tha se do të vijojë të mbrojë historinë e saj fuqishëm”.
Top Channel