Sigurimi për banesat, ligji detyron policat për familjet

08/03/2016 15:05

Familjet shqiptare do të detyrohen me ligj të sigurojnë banesën nga katastrofat natyrore. Një projektligj i propozuar nga Banka Botërore dhe Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare parashikon ngritjen e një skeme të posaçme për sigurimin nga tërmetet dhe përmbytjet.

“Ajo çka parashikon ky ligj është krijimi i një pool-i të përbashkët për sigurimin nga katastrofat. Ky pool do të parashikojë primet dhe mënyrën se si do të arkëtohen primet, si dhe do të parashikojë mënyrën se si do të dëmshpërblehet”, thotë Pajtim Melani, kryetar i bordit të AMF.

Që të përfitohet dëmshpërblim, katastrofat natyrore duhet të përmbushin disa kushte.

“Për tërmetet mendohet që do jetë për tërmete 5 ballë e lartë dhe për përmbytjet parashikohet 504 orë reshje të vazhdueshme, ose 21 ditë”, thotë Melani.

Ende mbetet e papërcaktuar nëse skema do të jetë tërësisht shtetërore apo do të administrohet nga shoqëritë private të sigurimit.

“Modelet janë të ndryshme, po diskutohen modelet e vendeve të rajonit. Po diskutohet dhe më gjerë. E sigurtë është që dot ë funksionojë në formën en jë pool-i.  nuk do të ketë praktika të ndara të shoqërive të veçanta. Krijimi i këtji pool do të shoqërohet sipas propozimit të BB, me krijimin e një strukture publike, me bord drejtorësh, këshill mbikqyrës ”, vijoi Melani.

Pagesa e detyrueshme nuk do të jetë e njëtë për të gjitha familjet por do të varet nga rreziku i zonës ku gjendet banesa.

Top Channel