Serbi, përmbytjet shkaktojnë gjendje të jashtëzakonshme në 15 qytete

08/03/2016 00:00

Vërshimet në Serbi kanë kthyer në një gjendje të jashtëzakonshme 15 qytete. Qindra shtëpi janë përmbytur dhe vlerësimi i dëmeve ende nuk dihet.

Por, frika është e madhe pas vërshimeve të dy viteve më parë, kur humbën jetën rreth 30 persona dhe pati shumë dëme e mijëra të evakuar nga shtëpitë e tyre.

Qeveria e Serbisë ka vendosur të ndihmojë me ushtrinë, kurse në disa vende janë rrënuar edhe urat, në mënyrë që uji të mos vazhdojë më fuqishëm në vendet e banuara.

Vërshimet kanë arrituur edhe në Novi Pazar, qytetin e pakicës boshnjake, dhe po ashtu deri në veri të Kosovës.

Vërshimet kanë përfshirë edhe Kroacinë disa netë më parë. Megjithatë nuk është raportuar për viktima në njerëz. Dëmet vlerësohen të jenë të mëdha, ndërsa në vërshimet e mëparshme ato kanë shkuar në disa miliardë euro.

Top Channel