Video që ju tregojnë si të zhbllokoni një telefon pa fjalëkalim, në fakt janë mashtrime, por megjithatë mbeten më të klikuarat.

Një video e tillë tregon se si të hapësh një telefon pa përdorur fjalëkalim apo skanim të gishtit.

Sipas kësaj video, truku u tregon njerëzve që të shkojnë tek Siri dhe të pyesin për kohën. Duke klikuar këtë, përdoruesi do të ketë akses në aplikacionin e orës, dhe prej atje telefoni bëhet i disponueshëm.

Por në fakt, kjo ndodh pasi personi e ka çkyçur më herët telefonin me gjurmët e gisthave, dhe gjithësesi telefoni do ti jepte akses.

Mashtrimi pasqyron mundësitë e ligjshme nga siguria e iPhone, që përdoreshin për të pasur akses në pajisje në të shkuarën.

Top Channel