 Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
																		
					
					
					
						Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas						 
								
			Me kërkesë të avokatëve mbrojtës, të cilit kishin apeluar vendimin e Gjykatës së shkallë së parë, është zhvilluar këtë pasdite seanca në Gjykatën e Apelit të Shkodrës ndaj biznesmenit Sait Fishta, i cili po hetohej në gjendje të lirë kundrejt garancisë pasurore prej 50 mijë eurosh, nën akuzën e ndërtimit të paligjshëm.
Mbrojtja i është drejtuar trupit gjykues duke i kërkuar shfuqizimin e vendimit të shkallës së parë, duke e cilësuar atë si të paligjshëm.
Pasi ka dëgjuar organin e akuzës dhe atë të mbrojtjes, trupi gjykues ka marrë vendimin duke e quajtur të paligjshëm arrestimin e shtetasit Sait Fishta dhe duke hequr masën e sigurisë detyrim paraqitjeje ndaj tij, bashkë me shumën prej 50 mijë euro që kishte vënë si garanci pasurore.
Togat e zeza të apelit kanë vendosur gjithashtu edhe heqien e sekuestros për 9 pallatet në plazhin e Velipojës që kishte vendosur Prokuroria e Shkodrës. Avokati mbrojtës, Përparim Sanxhaku e vlerësoi si të drejtë vendimin.
Top Channel